Policia e Korçës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi nën kërcënimin e armës i mori një personi një shumë prej 400 mijë lekë dhe 130 Euro.Në pranga u vu shtetasi Klaus (Andi) Mullalli, 29 vjeç, banues në Korçë.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhrit nr 09/10, datë 09.10.2018 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi ky shtetas më datë 09.10.2018, në fshatin Boboshticë-Korçë,

dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një 26-vjeçari, një shumë prej 400 mijë lekë dhe 130 Euro, një pjesë e të cilave iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ,“Kanosja”.

Artikulli paraprakI BIRI U VRA PARA 5 VITESH,BABAI:KËRKOJ DREJTËSI NGA SHTETI
Artikulli tjetërAKSIDENTI I TMERRSHËM DY SHQIPTARË VDIQËN, DY JANË TË PLAGOSUR