Një shtetas shqiptar është arrestuar në ishullin Chios të Greqisë nga skuandra kundër terrorizmit e policisë greke.
Shqiptari akuzohet se ka dërguar disa mesazhe kërcënuese ndaj një pjestari të personelit të burgut.
Sipas informacioneve shqiptari kishte dërguar me anë të një kutie postare një zarf ku në të kishte shkruar edhe mesazhin e tij kërcënues në drejtim të punonjësit të burgut.
Në letër shkruhej: “Ne do të zhdukim nëse ti vepron ashtu siç po mendon”.
Pasi mori leterën punonjësi i burgut ka njoftuar menjëherë autoritetet dhe pas kësaj filluan hetimet. Rasti në fjalë konsiderohet si ‘kërcënim terrorist’ dhe është trajtuar si i tillë nga hetuesit.
Nga ana tjetër shqiptari i arrestuar ka shprehur pendesë para gjykatësve megjithatë për të është urdhëruar masa e sigurisë arrest me burg.
Mediat greke nuk japin detaje të tjera për rastin dhe për çfarë është i dënuar aktualisht shqiptari, i cili do të gjykohet edhe për rastin e kërcënimit.