Një 40-vjeçar me iniciale Xh.T., banues në fshatin Buçimas, Pogradec ra në prangat e policisë, ndërkohë që tre të tjerë u shpallën në kërkim, saktësisht: I. B., 52 vjeç, F. B., 19 vjeç, M. B., 34 vjeç, gjithashtu banorë të Pogradecit.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr.3, përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, dyshohet se kanë kanosur shtetasin J. M., 47 vjeç, banues në fshatin Buçimas, me qëllimin që ky i fundit të mos dëshmonte në seancën gjyqësore zhvilluar për familjarin e tyre shtetasin M. T., 33 vjeç (i ndaluar si autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datën 31.07.2019, ku në lagjen nr. 1, Pogradec, u dogj mjeti tip “BMË X6” në pronësi të 47-vjeçarit J. M).

Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit me shërbim në Gjykatë dhe punonjësit e shërbimit të I.E.V.P-Drenovë, gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakFQINJI I MASKUAR I HYN NË BANESË DHE PLAGOS TË ZOTIN E SHTËPISË
Artikulli tjetërSHTYLLA E KORRENTIT SHPËRTHEN NË FLAKË, PANIK TEK ISH-STACIONI I TRENIT