Një 40 vjeçar në Itali është arrestuar, pasi ka grabitur dhe rrëmbyer punonjësin e tij, vjeshtën e vitit të kaluar. Luca Strapoli nga Volpiano, ka kërcënuar punonjësin që të jap dorëheqjen, përndryshe do e vrasi atë dhe familjen e tij.

Gjithashtu në pranga janë vendosur edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Florent Ndreu dhe Arben Turtelli, të dy shtetas shqiptar. Punonjësi i kishte kërkuar drejtuesit që t’i jepte paratë që i detyrohej.

Por, Strapoli së bashku me dy shqiptarët kanë pritur momentin kur viktima të ishte vetëm dhe me armë e kanë kërcënuar se “nëse nuk firmos dorëheqjen, do të vrasim ty, gruan dhe fëmijën tënd”, duke tentuar që t’i merrnin firmën.

Madje ata i kanë vjedhur edhe portofolin dhe celularin. Ish-punonjësi arriti të arratisej dhe të kërkonte ndihmën e autoriteteve.

Ngjarja daton vjeshtën e vitit të kaluar, teksa hetimet e karabinierëve çuan në arrestimin e bashkëpunëtorëve. Ata akuzohen për grabitje dhe rrëmbim personi.

Artikulli paraprakI VËNË FLAKËN SHTËPISË SË BIZNESMENIT, SHPËTOJNË FËMIJËT
Artikulli tjetërSHPERTHEN BOMBOLA E GAZIT,NUK KA TE LENDUAR