Kërkesa e Holandës për vizat dhe akuzat, Bushati: Klithma nga PD

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas raportit të policisë holandeze për vizat dhe deklaratave të PD, që fajësojnë qeverinë dhe kryeministrin Rama. Mes deklaratave të shumta nga PD ishte edhe ajo e ish-kryeministrit Berisha, i cili deklaroi dje se qeveria franceze i vendosi ultimatum Bushatit gjatë vizitës së fundit në Paris. Por, Bushati eksponentët e PD, i cilëson si “gjinkalla” të dëshpëruara nga rezultati i 25 qershorit, të cilat po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave, ndërsa u uron shërim të shpejtë. “Gjinkallat e dëshpëruara të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave! Shërim të shpejtë” shkruan ai në Twitter. Policia dhe prokuroria në Amsterdam kanë hartuar një raport ku kërkojnë nga qeveria e tyre pezullimin e vizave për shqiptarët. Autoritetet në Amsterdam deklarojnë se shqiptarët gjithnjë e më shumë po luajnë një rol kyç në trafikimin e drogës dhe pastrimit të drogës gjatë viteve të fundit. Raporti thekson se shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm në Holandë dhe kjo ka ndikuar në rritjen e kriminalitetit.

Artikulli paraprakNËNA E TERRORISTIT TË SULMIT TË BARCELONËS: DJALI TË BURGOSET OSE TË VDESË
Artikulli tjetërRISHFAQET VATRA E ZJARRIT NE THETH