Pas kërkesës së dërguar nga OFL për deklarimin e pasurisë së Lulzim Berishës, ka reaguar avokati i tij, Detar Hysi.
Sipas tij, Berisha ka vetë mjë bar kafe me qira dhe një autobot që shpërndan naftë për anijet. Ndërsa të tjera ti janë sekuestruar nga shteti.
” Të gjitha pronat e tij janë sekuestruar nga Gjykatat e të gjitha Shkallëve dhe kanë kaluar në favor të shtetit. Lulzim Berisha ka vetëm një biznes kafe me qira, të cilën e ka të regjistruar në QKB. Ai ka një tjetër biznes për transportin e naftës në anijet brenda portit Durrës. Bizneset janë të regjistruara me NIPT në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, është shprehur avokati.
Ai është shprehur se formulari i OFL për deklarimin e pasurisë nuk i është dorëzuar ende, por sapo të mbërrijë do ta plotësojmë.