Rreth 100 shtetas shqiptarë janë kthyer në aeroportin e Rinasit, pasi ju refuzua kërkesa për azil. Mësohet se shqiptarët janë kthyer diten e enjte vullnetarisht. Ndërkohë që edhe diten e mërkurë janë kthyer 70 azilkërkues të tjerë. Ata deklaruan në Rinas se policia gjermane nuk i kishte lajmëruar se do të ktheheshin. Numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil në Gjermani është rritur së fundmi, ndërsa ambasada e këtij vendi në Tiranë ka reaguar ditën e sotme, duke theksuar se nuk do të ketë pagesa për azilantët e kthyer.
Ndërkohë Gjermania ka lajmëruar se për një muaj janë refuzuar 5000 kërkësa për azil. Kjo ka bërë që drejtuesit më të lartë të shtetit Gjerman të japin vazhdimisht të dhëna statistikore për numrin e qytetarëvë që emigrojnë sidomos nga Shqipëria për një jetë më të mirë e duke kërkuar zil. Deri më tani në vetëm pak kohë, 30 mijë kërkësa kanë mbërritur nga shtetas shqiptarë. Në shumë dalje mediatike është duke u theksuar fakti se Gjermnia nuk do të ofrojë azil për shtetasit shqiptarë. Ndërsa çështja e azili kërkuesve po merr një vemendje shumë të madhe në Shqipëri, vetë qytetarët gjërmanë duket se nuk e përjetojnë mirë një situatë të tillë. Ka qenë një prezantues gjerman që gjatë edicionit të lajmeve në ZDF është emocionuar ndërsa informonte qytetarët për zhvillimet më të fundit. “Kam një lajm të rëndësishëm për ju njerëz nga mbarë bota në këtë autobus. Mirëseerdhët në Gjermani, mirësevini në vendin tim. Ia kalofshi mirë”Azilkërkuesit në Gjermani janë bërë temë e ditës ku shumë emigrantë nga vendet e ndryshme të botës janë duke mbushur kampet me shpresën e një jete më të mirë që siç duket as Gjermania nuk do ta ofrojë.