Studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë disa kërkesa që vijojnë prej vitesh dhe ende nuk janë plotësuar. Këto kërkesa i bëri të ditur Armando Lekaj, kryetari i këshillit studentor i cili zhvilloi takimin e fundit të tij në mbyllje të mandatit me rektoren e universitetit të Shkodrës Rajmonda Këçira. Zbatimi i të drejtave të studentëve, përmirësimi i infrastrukturës dhe meritokracia janë disa kërkësa që Lekaj i bëri sërish përballë rektores.

Lekaj thotë se brenda muajit mars pritet që të përfundojnë zgjedhjet e reja për Këshillin Studentor të universitetit të Shkodrës ndërsa ka një mesazh për studentët që të votojnë një kryetar i cili të vijojë të jetë një zë kritik dhe që mbron denjësisht interesat e tyre dhe jo të tjerë që mund të jenë të ndikuar nga kupola e universitetit.

Gjatë këtyre viteve që Armando Lekaj drejtoi Këshillin Studentor të universitetit të Shkodrës u kthye në një zë kritik ndërsa mori edhe iniciative konkrete përmes shkresave zyrtare dhe shumë takimeve për të drejtat e studentëve qoftë në universitetin “Luigj Gurakuqi” por edhe në Ministrinë e Arsimit apo qeverinë shqiptare.

Artikulli paraprakGRUAJA MIRDITORE MBAN GJALLË TRADITËN
Artikulli tjetërDIGJITALIZIM SHËRBIMESH NË BIBLIOTEKËN E LEZHËS