Një projekt i Bashkimit Europian ka marrë përsipër rivitalizimin e shoqatës të ish të përndjekurve politik si dhe bashkimin e këtyre shoqatave në një të vetme me qëllim adresimin e padrejtësive historike gjatë regjimit komunist ku në qendër mbetet gjetja e eshtrave të të pushkatuarve që janë zhdukur.
Kryetari i bashkisë Mirditë Albert Mëlyshi tha se duhet ngritur zëri sepse qeveria përmes projekteve të saj po synon largimine vëmendjes dhe lënien në harresë të burgjeve e kampeve të komunizmit si në rastin e muzeut të Oroshit duke lënë jashtë loje ish burgun famëkeq të Spaçit.
Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra bëri thirrje që padrejtësitë e komunizmit të marrin fund si dhe historia të rishkruhet me fakte të vërteta dhe jo propagandën e diktaturës.
Me rivitalizimin e shoqatës së ish të përndjekurve politik kërkesat që qeveria shqiptare nuk i plotëson prej vitesh synohet që të nisin të marrin zgjidhje. Shqetësimi kryesor mbetet gjetja e eshtrave të zhdukur gjatë komunizmit.