Drejtoresha Rajonale e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Violeta Staka
, u bën thirrje të gjithë pensionistëve që të tërheqin faturat pranë zyrave të Postës Shqiptare sa herë që marrin pagesa apo kompensime në këtë institucion. Sipas Stakës, fatura shmang çdo keqkuptim dhe jep informacion të detajuar. Posta Shqiptare nga ana tjetër ka detyrim që të lëshojë faturat në çdo rast, kjo pasi rajoni i Shkodrës kryen pagesat e pensioneve online në masën 100%. Të gjithë pensionistët e qarkut të Shkodrës kanë mundësi që informacionet mbi pagesat apo kompensimet që u bëhen ti marrin përmes faturës që u jep posta.