Dy adoleshentë shqiptarë në Britaninë e Madhe janë zhdukur prej ditësh, ndërsa kanë nisur kërkimet për ta.

Adoleshentët 16 vjeçar, Elton Nikolli dhe Han Oruçi, u zhdukën në Havant të Hampshire të Mbretërisë së Bashkuar pas mbërritjes atje nga Shqipëria. Eltoni është parë në Havant më 11 nëntor të vitit të shkuar, i veshur me xhinse të zeza dhe një xhaketë lëkure gri. Ndërkohë që Han është parë më 6 nëntor. Në mediat britanike kanë nisur kërkimet për ta, ndërsa po kërkohet më shumë në Londër, Mançester dhe Birmingham.

Artikulli paraprakEVROPA NËN ACAR, PARALIZOHEN SHUMË VENDE
Artikulli tjetërDEKRIMINALIZIMI, KQZ U JEP MANDATIN DY DEPUTETËVE TË RINJ