Pas tre muajsh arrati rreth Evropës, i ndjekur nga një urdhër arresti evropian lëshuar nga Gjermania për trafik droge, ai vendosi që ishte koha për t’u kthyer në Shqipëri.

Por, përpara se të vepronte kështu, Orsiano Goduni, 26 vjeç, i cili në të kaluarën në Itali e fitonte “bukën e gojës” si kuzhinier, donte të vizitonte Bellare Igea Marina ku jeton nëna e tij.

Për fat të keq, megjithatë, mundësia e kësaj lëvizjeje ishte marrë në konsideratë nga karabinierët e stacionit të Bellaria Igea Marina. Kështu, ndërsa zyrtarëve të policisë të zonës u mbërriti udhër arresti për Godunin nisën të mbanin në mbikëqyrje të afërmit e të shumëkërkuarit.

Një aktivitet monitorimi, i shtëpisë së nënës zbuloi të riun duke e vënë në pranga 48 orë më parë.

I transferuar në burgun e “Casetti”, ai tani është në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Bolonjës, e cila për pak ditë do të shprehet nëse pranon ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

Artikulli paraprakHEDHIN NGA MAKINA PAKOT ME DROGË, POR ARRESTOHEN NGA POLICIA
Artikulli tjetërTRENI PËRPLASET ME MAKINEN, PLAGOSET NJË PERSON