Një 37 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma është arrestuar nga policia e Durrësit.

Në pranga përfundoi Altin Çëlçima, i cili krahas këtij emri kishte edhe dy emra të tjerë, si Xheladin Çelçima dhe Lulzim Tusha. 37 vjeçari me banim në Durrës u arrestua pasi ishte në kërkim nga Interpol Roma, ndërsa Gjykata e Milanos me një vendim të vitit 2002, e ka dënuar atë me 12 vite e 6 muaj burg për disa vepra penale. Ai akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit, pengmarrje, heqje e paligjshme të lirisë së tjetrit dhe emigracion i paligjshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Durrës për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakNDALOHET PRONARI I KAMIONIT, PO TRANSPORTONTE 190 KG BIMË NARKOTIKE
Artikulli tjetërDROGA DHE KORRUPSIONI, SHBA RRIT PREZENCËN NË SHQIPËRI