Një 32 vjeçar i shpallur në kërkim dhe banues në Durrës, u arrestua nga policia lokale.
Në pranga përfundoi Gjergj Shkoza, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë.
Shkoza , më datë 04.12.2017 në lagjen Nr. 18 Durrës ka plagosur me pistoletë shtetasin M.P.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.