Pas nje vendimi të gjukatës, autoritet turke kanë liruar shtatë gazetarë nga 17 të arrestuar gjithsej nga stafi i gazetës opozitare Cumhuriyet.
Prokurorët turq kërkojnë deri në 43 vjet burg për stafin e gazetës, të cilët akuzohen se kanë vënë në shënjestër presidentin e vendit Rexhep Tahip Erdohan dhe se mbulojnë veprimet e grupeve terroriste të drejtuar nga kleriku Gulen. Vetë gazeta ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur imagjinare dhe shpifje.
Ankara- Shtatë punonjës të gazetës opozitare Cumhuriyet në Turqi u liruan nga burgu të shtunën me një vendim gjyqësor, ndërsa katër të tjerë mbetën në arrest. Që nga seanca e pare që nisi të hënën, qindra njerëz kanë protestuar jashtë gjykatës qendrore të Stambollit kundër arestimit të 17 shkrimtarëve, drejtuesve dhe avokatëve të gazetës laike Cumhuriyet.
Gjykata e mbajti në paraburgim kryetarin e komitetit ekzekutiv të gazetës Akin Atalay, kryeredaktorin e saj Murat Sabuncu, dhe gazetarët Kadri Gursel dhe Ahmet Sik deri në seancën e radhës e cila do të mbahet më 11 shtator. Gjyqtari Abdurrahman Orkun Dag liroi me kusht shtatë të tjerë, përfshirë karikaturistin Musa Kart dhe kolumnistin Hakan Kara, që do të thotë se ata nuk mund të largohen nga vendi dhe kanë detyrim paraqitjen e rregullt në komisiaraiatin e policisë.
Prokurorët turq kërkojnë deri në 43 vjet burg për stafin e gazetës, të cilët akuzohen se kanë vënë në shënjestër Erdoganin përmes “metodave të luftës asimetrike”. Aktakuza e përpiluar në 324 faqe pretendon se Cumhuriyet drejtohet nga rrjeti i klerikut amerikan Fethullah Gulen, i cili fajësohet edhe për grushtin e dështuar të shtetit në korrik të 2016 dhe përdoret për të “mbuluar veprimet e grupeve terroriste”. Vetë gazeta ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur imagjinare dhe shpifje.