AKUZA: TRAFIK NDËRKOMBËTAR LËNDËSH NARKOTIKE
Dy persona ne kerkim nderkombetar per trafikim lendesh narkotike dhe pjesmarrje ne organizata kriminale, jane arrestuar nga policia mengjesin e se merkures ne banesat e tyre ne Dajc dhe Berdice.

Arben Veli dhe Anton Preçi (Simoni), jane denuar me arrest me burg nga gjykata italiane, dhe pas arrestimit, ata do te ekstradohen ne Itali.
Drejtoria e Polciise se Qarkut Shkoder, njofton se me dt. 10 shtator 2014 u be arrestimi I shtetasve Arben Veli, 40 vjec, banues në Fshatin Dajç, Komuna Dajç, Shkodër dhe Anton Preçi (Simoni), 32 vjec, banues ne Fshatin Bërdicë e Madhe, Komuna Bërdicë, Shkodër.
Arrestimi i tyre u bë sepse Gjykata Italiane, ka marrë për këto shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohen për veprat penale “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe  “Krijimin dhe pjesëmarrjen në organizata kriminale”.
Kapja u bë në banesat e tyre, pas një operacioni të organizuar nga forcat  policisë të Drejtorisë Policisë dhe Komisariatit të Policisë Shkodër.
Materialet per keto dy shtetas kaluan në Prokurori, me qëllim vazhdimin e  procedurave për ekstradimin e tyre në shtetin Italian.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/RT1wNom6dCw?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakFORMIMI PROFESIONAL, DIPLOMOHEN 50 TË RINJ
Artikulli tjetërLAJMET SHKURT NGA KRONIKA