Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi dënimin me 1 vit e tetë muaj burg për Alban Bucin.
Ai akuzohet si ndërmjetës pranë ish-gjyqtarit të Apelit Shkëlqim Miri që favorizoi të dënuarin për vrasje Gentian Doda për të rifituar lirinë.
Buci, mik i ngushtë me të dënuarin, ndodhet në paraburgim pasi u ekstradua pak kohë më parë.
Të mërkurën pritet të paraqesë argumentat e mbrojtjes dhe gjykata të dalë me vendim.
Alban Buci po gjykohej në të njëjtin proces me Gentian Dodën por dosja për këtë të fundit u veçua për shkak se ndodhet në arrati.
Më herët Gjykata dënoi me burg ish-gjykatësin e Apelit, Shkëlqim Miri, në shtëpinë e të cilit u gjetën 30 mln lekë.