Vrau prindërit në Bathore, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Mirald Metallarin.
Ngjarja ka ndodhur më 24 korrik 2017 në Bathore pas një konflikti të çastit mes prindërve dhe djalit.
Shkak për konfliktin u bë ndërtimi një muri rrethues pasi familja Metallari po përgatitej për një gëzim familjar pasi njëra prej vajzave do të martohej pas dy javësh.
21 vjeçari Mirald Metallari kishte pak muaj që ishte kthyer nga emigracioni. I riu u kap nga shërbimet e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital ku dhe humbi jetën disa ditë më pas.
Krimi u krye me armën e shërbimit të Miftar Metallari i cili ishte punonjës policie.
Deshmia kur u arrestua
I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvilloheshin hetime në praninë e avokatit të zgjedhur kryesisht, Mirald Metallari pat deklaruar: Më datë 24.07.2017 rreth orës 06:00 të mëngjesit,
ka ndihmuar të atin (Miftarin) për të bërë disa punime në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kur ka qenë duke punuar, rreth orës 11:00, në një moment i është derdhur karroca e mbushur me llaç në tokë. I ati e ka gjuajtur me grusht në pjesën e buzës dhe pas këtij veprimi,
Mirald-i ka hyrë në banesë, ku aty kanë qenë 2 (dy) motrat e tij, të cilat kanë dal jashtë dhe ky ka shkuar te dhoma e të atit.
Aty ka marrë armën e shërbimit të babait dhe pasi ka dal me armë në dorë te dera, ka vërejtur të ëmën shtetasen Nurie Metallari, e cila ka tentuar ta ndaloj dhe në këtë moment ai e ka shkrepur armën me drejtim nga dyshemeja.