7 gushti I vitit 1993, plot 25 vite më parë ndrroi jetë aktori I njohur I humorit Shkodran dhe jo vetëm, Tano Banushi .

 

Në këtë ditë për herë të parë dikush kërkon falje për atë që ju bë para disa vitesh aktorit të mirënjohur shkodran . Është Drejtoresha e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka e cila me keqardhje shprehet se në ditën që ai ndërroi jetë nuk u lejua hyrja e tij në ambjentet e Teatrit “Migjeni” dhe në këtë institucion nuk u krye asnjë homazh për të, për arsye politike .

 

Në duar Rita mban një çantë me logon “Memo”, logo e një projekti që përcolli mjaft mesazhe për të. Tano Banushi ka qenë aktori më në zë i humorit shqiptar, ku spikati në gjininë e estradës.

 

Për meritat e tij në këtë lëmë është dekoruar me titullin “Artist I Popullit” Pavarësisht se kanë kaluar 25 vitë pa Tano Banushin, humorin e tij e kujtojnë të gjithë madje Shkodra krenohet me të.

Artikulli paraprakULQIN, PANAIRI I LIBRIT: VAZHDIMËSI TRADITE
Artikulli tjetërSTADIUMI QË KUSHTON 1.5 MILIARD DOLLARË