Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare ka bërë bashkë disa studiues të letërsisë.
Njohja e shkrimeve dhe botimeve të para shqipe është konsideruar një domosdoshmëri.
Për drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, vlerat unike të gjuhës shqipe duhet të paraqiten edhe përmes një Muzeu.
“Në të ardhmen e afërt ndoshta shteti shqiptar duhet të mendojë edhe për një Muze të Gjuhës Shqipe, një nga gjuhët më të vjetra në botë.”
Revolucioni dixhital mbetet një sfidë. Anila Çepa, pedagoge pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë tha se përdorimi i rrjeteve sociale në komunikim po largon qytetarët nga shkrimi i rregullt i fjalëve.
UNESCO e ka shpallur 21 shkurtin si ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare që në vitin 1999.