Gjykata e Posaçme ka rrezuar kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për kthimin e telefonit.

Malltezi kishte kërkuar kthimin e telefonit dhe kompjuterëve dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara nga ana e SPAK.

Gjyqtarja Irena Gjoka la në fuqi masën e sekuestros me argumentin se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë Malltezi mbahet i arrestuar për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në lidhje me hetimet e nisura për dosjen “Partizani”.

Artikulli paraprakLEZHË/ MËSUESI GODITI NXËNËSIN NË SHKOLLËN ‘KOSOVA’, PEZULLOHET NGA PUNA! KLASA E 9-TË NË PROTESTË: NUK FUTEMI NË MËSIM PA PROFESORIN, RA PRE E NJË KURTHI
Artikulli tjetërLOT DHE LUTJE NË FUSHË, EGNATIA RIKTHEHET NË STËRVITJE PA DWAMENAN! TRIBUNA E STADIUMIT MERR EMRIN E TIJ