Pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama niset nesër drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Dy ditë më parë një konferencë për mediat, Rama i cili kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës që mbahen të burgosur në Serbi, bëri me dije gjithashtu se i kishte dërguar një letër Macron dhe Scholz ku u kërkonte që të ndërhynin për të bërë të mundur zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën.

Artikulli paraprak“I KËNAQUR PËR 6 PIKËT, SILVINJO ANALIZON DY NDESHJET E KOMBËTARES
Artikulli tjetërPËRFUNDOI DETYRËN NË TIRANË, STAFI I AMBASADËS I JEP LAMTUMIRËN AMBASADORES KIM