Kryeministri Edi Rama ka nisur mbledhjen e jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët e tij.

“Kërkoj sot vëmendjen tuaj dhe përmes kësaj mbledhje të hapur të përbashkët të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar dëshiroj vëmendjen e atyre që më kanë dhe na kanë votuar që prej vitit 2013, kur morëm detyrën të merrnim Shqipërinë e vonuar, nga disa që bërtasin foltoreve apo penxhereve.

Bëhet një përpjekje për të helmuar publikun dhe për të krijuar një hendek mes nesh dhe shumicës shqiptare që na kanë votuar dhe besuar pa kursim në gjithë këto vite.

Sot nuk do ndalem te gjysmë të vërtetat, që e kanë thënë njerëz shumë më të mençur se unë, as të shpifjet e rreme. Sot do flasim vetëm për të vërtetat, për ligjet dhe korrupsionin.

Qofshin të vërteta të ëmbla, që s’mund të mos jemi krenar, qofshin të hidhura për të cilat nuk ka si të mos na vijë mirë, por t’i shohim në sy siç janë”, tha Rama në nisje të mbledhjes.

Artikulli paraprakAKUZOHET SE SHKAKTOI VETËVRASJEN E BASHKËSHORTES DHE TRE FËMIJËVE, SOT JEPET MASA E SIGURISË PËR ERDGYS ARRAZIN
Artikulli tjetërRAMA “LUFTË” PA KOMPROMIS ME KORRUPSIONIN: NGA DUART S’LËSHOJ VETËM DJALIN TIM TË VOGËL!