Policia holandeze ka arrestuar shtatë shqiptarë, të cilët tentuan të futen brenda një kamioni për të shkuar në Britani.
Policia holandeze ka arrestuar shtatë shqiptarë, të cilët tentuan të futen brenda një kamioni për të shkuar në Britani.
Ishte shoferi i kamionit, ai që pikasi shqiptarët dhe lajmëroi policinë duke bërë që shtatë personat e moshës 16 deri në 26 vjeç të arrestohen për vandalizëm. Ndërkohë katër të tjerë po procedohen për ushtrim dhune.
Zona Moerdijk është shumë e njohur nga shqiptarët që duan të shkojnë në Britani, duke shënuar kështu të paktën 200 raste vetëm këtë vit.
Ferdinand Grapperhaus, ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë në gusht raportoi për një rritje të numrit të refugjatëve në komunën e Moerdijkut.
Policia Ushtarake, policia dhe hetuesit tanë po bëjnë ç’është e mundur për të zeruar rastet. Nuk ka sens që kjo zonë të etikitohet si zona ku e ‘kamionëve’.