Në faqen zyrtare të presidencës shkruhet:

-Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, për t’i shprehur mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike. Presidenti Nishani u shpreh se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin. Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi Sekretarin Kerry për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Nishani përcolli gjithashtu përshëndetje të ngrohta e të përzemërta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakFOTO-LAJM / SALLA KU DO TË MBAHET KONFERENCA PËR SHTYP KERRY-RAMA
Artikulli tjetërFOTO-LAJM / FOTOJA E PARË ZYRTARE E TAKIMIT KERRY-RAMA