Korporata Elektro-energjetike Shqiptare ka siguruar energjinë edhe për muajin shtator.

Në faqen zyrtare të këtij institucioni janë shpallur 10 kompanitë fituese nga të cilat është blerë energji me një vlerë prej 7.1 milion eurosh. Në total KESH ka blerë 115 mijë megavat me çmim mesatar 62.33 euro për megavat.

Për blerjen e kësaj sasie të energjisë elektrike KESH ka marrë edhe miratimin e Bankës Botërore në lidhje me Raportin e Vlerësimit të Ofertave duke qenë se ka përdorur një pjesë të fondit të akorduar nga kjo bankë.

Banka Botërore vetëm pak kohë më parë ka autorizuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të përdorë fondin 23 milionë euro për të blerë energji nga importi. Edhe Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike ka hapur tender për blerje energjie gjatë muajit shtator ndërsa pritet shpallja e kompanive fituese.

OSHEE kërkon blerjen e energjisë me tre lote përkatësisht 140 MË, i dyti 150 dhe i treti 220 MW. Thatësira e tejzgjatur dhe kuotat e ulëta në HEC-e kanë detyruar Shqipërinë që të blej energji edhe për muajin korrik dhe gusht me një vlerë mbi 50 milionë euro. Ndërohë që pritet përmirësim i situatës në muajt në vijim kur zakonisht bien më shumë reshje.

Artikulli paraprakSULMI TERRORIST NË LONDËR
Artikulli tjetërNË SHTATOR LIGJI I RI PËR GJUETINË