Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi se ka blerë 55.734 MWh energji elektrike për periudhën 25 shtator – 1 tetor. KESH arriti të blejë këtë sasi energjie në tre lote. Çmimi më i lartë i kontraktuar për lotin e parë për një sasi prej 38.976 MWh ishte 114.99 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 112.70 euro/MWh.

Sipas të dhënave, çmimi mesatar i ponderuar ishte 114.29 euro/MWh. Çmimi më i lartë i kontraktuar për lotin e dytë për një sasi prej 5.754 MWh ishte 111.44 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët ishte 109.30 euro/MWh. Çmimi i ponderuar rezulton 110.89 euro/MWh. Në lotin e tretë u arrit të blihej një sasi prej 11.004 MWh. Çmimi më i lartë i kontraktuar rezultoi 109 euro/MWh, çmimi më i ulët i kontraktuar rezultoi 80.90 euro/MWh dhe çmimi i ponderuar rezultoi 94.44 euro/MWh.

Për shkak të situatës së mirë hidrike, KESH eksportoi në pjesën më të madhe të vitit energji. Nisja e importeve lidhet me përpjekjen e autoriteteve për të ruajtur kaskadën e Drinit, deri në nisjen e reshjeve të vjeshtës.

KESH blen rreth 56 mijë MWh energji elektrike për periudhën 25

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 25.09.2023
Artikulli tjetërAMBASADORI I RI I SHQIPËRISË NË SHBA NIS ZYRTARISHT DETYRËN