KESH ARGUMENTON SE RRITJA KËRKOHET PËR TË MBULUAR KOSTOT .Enti Rregullator i Energjisë ka marrë sot kërkesën e dytë për rritjen e çmimit të energjisë.Pas Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ka qenë Korporata Energjetike Shqiptare që ka bërë aplikimin për rritje të çmimit të energjisë që i shet kompanisë së shpërndarjes OSHEE.

Në raportin vjetor, KESH kërkon nga 2.2 lekë për kilovat çmimi të shkojë në 3.3 lekë për kilovat.KESH argumenton se rritja kërkohet për të mbuluar kostot e larta të prodhimit të energjisë.Kjo është kërkesa e dytë që mbërrin pranë ERE-s për rritje të çmimit, pasi pak ditë më parë ishte Operatori i Sistemit të Transmetimit që dorëzoi aplikimin e tij.Ndërkohë ende nuk ka një kërkesë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.Mësohet se nesër do të zhvillohet mbledhja e radhës e Enti Rregullator të Energjisë, ku do të hapen procedurat për të shqyrtuar kërkesat e kompanive të energjisë.

Artikulli paraprakTË SHTUNËN, KËSHILLI VENDOS PËR VLLAZNINË
Artikulli tjetërDITA E II-të E “5 HERONJVE TË VIGUT”