ka nisur shkarkimet nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës për të ruajtur kuotat në kaskadën e lumit Drin.

Burime zyrtare nga korporata bëjnë të ditur se shkarkimet kanë qenë në nivele të ulëta. Gjatë dy ditëve të fundit bashkë me prodhimin nga turbinat ato kanë arritur në 1 mijë metër kub në sekondë, duke qenë më të ulëta se prurjet në basen dhe duke mos përbërë rrezik për përmbytje. Prurjet e ujit në në kasadën e lumit Drin janë rritur ndjeshëm, duke detyruar KESH-in që të bëjë shkarkime nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës. Burime nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëjnë të ditur se këto dy ditë janë bërë shkarkime për të ruajur kuotat në basen, por ato kanë qenë në nivele të ulëta dhe nuk përbëjnë rrezik për përmbytje. Sipas KESH-it, shkarkimi total i ujit të turbinuar me të gjithë agregatët në punë i kombinuar edhe me shkarkime nga porta ne HEC Vaun e Dejës gjatë ditës së djeshme dhe ditës se sotme ka qenë maksimumi rreth 1000 m3/ sec, më pak se prurjet natyrale në basen. KESH bën të ditur se aktualisht nuk ka shkarkime nga portat, por në varesi të prurjeve, bazuar në rekomandimin e tre ditëve më parë të Sekretaritatit Teknik të Trajtimit të Plotave për të administruar me tendencë ulje kuotat në HEC Koman dhe Vau i Dejës, KESH do të synojë uljen e kuotave në nivelet e parashikuara nga rregullorja nëpërrmjet prodhimit, por kur është e nevojshme edhe nëpërmjet portave të shkarkimit. Sipas KESH-it, ato do të jenë gjithmonë të kontrolluara, pa rrezik përmbytje dhe në çdo rast më pak se prurjet natyrale. HEC Fierzë do të vijojë të mbetet i stakuar me qëllim akumulimin e prurjeve për rritje rezervë energjitike. Sipas të dhënave të fundit, niveli i Fierzës ka arritur aktualisht në 285.1 metër dhe prurjet janë 400 m3/sek në Koman niveli i ujit ka arritur në 172.14 metër dhe prurjet 300 m3/sek, ndërsa në Vaun e Dejës niveli i ujit është 74.25 metër dhe prurjet vlerësohen në 230 m3/sek.

Artikulli paraprakTURQI, SHPËRTHEN MAKINA BOMBË REGJISTROHEN 5 VIKTIMA
Artikulli tjetërBANORET E DAJCIT NE PROTESTE PER DEMSHPERBLIMET