Një tërmet i fuqishëm lëkundi sot gjithë vendin dhe nëse ndodh një tjetër ja çfarë duhet të dini.

Disa nxitojnë për të hapur dyert e jashtme, të tjerë kanë dalë në ballkon apo janë vendosur poshtë shkallëve, prindërit kanë nxituar tek fëmijët.

Por si duhet të veprojmë gjatë kohës kur bie tërmet?

Në faqen Mbrojtja Civile Shqiptare jepen këshilla se si duhet të reagojmë gjatë rënies së tërmetit në varësi të vendit ku ndodhemi.

Çfarë duhet të bëjmë kur tërmeti na gjen brenda në banese?

Po nëse tërmeti bie gjatë kohës kur jemi në rrugë apo ambiente publike? Ndërsa për ata që janë në udhëtim apo drejtojnë mjetin gjatë kohës kur bie termet, këshillohet qëndrimi brenda në makinë dhe në njërin krah të rrugës. Drejtuesi i mjetit duhet të shmangë qëndrimin nën ura, mbikalime, tabela të mëdha apo objekte të tjera.

Sipas ekspertëve do të jeni të sigurt nga tërmetet nëse merrni këto 3 hapa themelorë:

-Uluni në tokë,

-Fshihuni nën një tavolinë,

-Qëndroni aty deri sa të ndalojnë dridhjet.

Nëse nuk ka një tavolinë pranë jush, shtrihuni në një cep të ndërtesës dhe mbuloni kokën e qafën me krahët tuaj. Mos u mundoni të shkoni në një dhomë tjetër vetëm për t’u futur nën tryezë.

Nëse jeni në shtrat, mos lëvizni por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk.

Ka më pak mundësi të lëndoheni duke qëndruar aty ku jeni. Gota e thyer nga tronditjet në dysheme ka shkaktuar lëndime për ata që janë ulur në tokë duke u përpjekur të dilnin nga dhoma.

Nëse je duke drejtuar makinën, gjej një vend për të parkuar.

Shmangni mbikalimet, urat, linjat dhe rreziqet e tjera.

Qëndroni brenda automjetit derisa dridhjet e tërmetit të kenë mbaruar.

Artikulli paraprakLËKUNDJET E TËRMETIT,DËMTIME MATERIALE,PANIK TEK QYTETARËT
Artikulli tjetërTURNEU I BOKSIT NE SHKODER,VDES BOKSIERI BULLGAR