Myftinia Shkodër ka shfaqur në kinema “Millenium”, hytben e fundit të mbajtur nga Myftiu i Shkodrës (1991-2003), H. Faik Hoxha (1930-2011).

Aktiviteti në fjalë vjen në vazhdën e programit të larmishëm të përkujtimit të 25 vjetorit të rilejimit të fesë me ligj në vendin tonë.Hytbeja e fundit e mbajtur në jetën e Myftiut H. Faik Hoxha, ishte si një amanet i shtrenjtë besimi dhe përkushtimi ndaj Zotit dhe fesë së Tij në jetë, që i drejtohet të gjithë besimtarëve.Aktiviteti u përshëndet edhe nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili tha se programi i aktiviteteve të 25 vjetorit të lirisë së besimit, nuk do të kishte kuptim pa këtë mbrëmje përkujtimore në nder të Myftiut të nderuar H. Faik Hoxha dhe kujtimit të tij. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe znj. Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë Shkodër, z. Xhemal Bushati, Kryetar i Këshillit të Bashkisë Shkodër, H. Edmir Smajlajj, Myfti i Malësisë së Madhe, H. Agim Terziu, Myfti i Lezhës, z. Kujtim Dervishi, Drejtor i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, z.Ridvan Seferaj, Kryetar i Shoqatës “Istanbul”, z. Sokol Mandi, Drejtori i Shoqatës “Burimi”, si dhe shumë intelektualë, imamë, familjarë të Myftiut rahmetli e besimtarë të shumtë.

Artikulli paraprakNË PRAG TË 25 VJETORIT TË MESHËS SË PARË NË SHKODËR
Artikulli tjetërKËSHILLI I QARKUT, MIRATON FONDIN PËR URËN E GORICËS