Nga  8 pika që ishin për miratim në rend dite në mbledhjen e  rradhës të zhvilluar nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës  vetëm dy pika u arritën të miratohen. Njëra ishte   plotësimi i vendit vakant në Këshillin Bashkiak dhe pika tjetër e miratuar ishte për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin maj 2020.

6 pika të tjera të rendit të ditës që kishin të bënin me taksat vendore, miratimin e  vlerës maksimale të subvencionit  të qirasë, rregullores së mirëmbatjes së banesave sociale, miratim shtesë të buxhetit 2020 etj nuk u miratuan pasi sipas Kryetares së Këshillit Bashkiak  Brisela Truma personat që morën përsipër të relatonin këto çështje nuk ishin personat kompetent.

Ndërkohë në lidhje me përplasjen mes Këshillit Bashkiak Shkodër dhe Bashkisë Shkodër, kjo e fundit i kërkoi Këshillit Bashkiak heqjen e taksës vendore për  një periudhë tre mujore në kohën kur vendi ishte në karantinë.

Por nuk ka vonuar  reagimi i  Bashkisë Shkodër ku shprehet se ‘’nuk ka  nevojë për “ultimatume “ pasi  shkresat janë dërguar  më datë 8  dhe 16 maj “ .Mbyllet kështu  reagimi i shkurtër i Bashkisë Shkodër që ka të bashkangjitur dhe shkresat përcjellëse që Bashkia Shkodër pretendon se janë në përputhje me kuadrin ligjor.

 

Artikulli paraprakPUNONJËSIT E TRANSPORTIT URBAN NË PROTESTË PËR PLOTËSIMIN E KUSHTEVE , POLICIA NUK I LEJON TË AFROHEN, SHOQËROHEN 5 PERSONA
Artikulli tjetërAKUZAT NDAJ THAÇIT E VESELIT, SHAHINI: UÇK ISHTE USHTRI ÇLIRIMTARE, DUHET DËNUAR ÇDO PËRPJEKJE PËR TË CËNUAR KËTË VLERË