Akuzave te një dite me pare, te ngritura nga Fryma e Re Demokratike, i është përgjigjur Kryetari i Këshillit te Bashkisë se Shkodrës Xhemal Bushati, i cili mbi te gjitha vuri interesin qytetar, pikërisht për te miratuar ndihmën ekonomike pasi ne rast te kundërt ky fond do te digjej për te gjithë qytetaret e Bashkisë se Shkodrës, te cilët përfitojnë ndihmën ekonomike dhe atë te paaftësisë.

Bushati nder te tjera, theksoi se interesi publik është mbi interesin personal te individëve. Një dite me pare FRD Shkodër akuzoi, këshillin e Bashkisë për paligjshmëri ne njoftimin e mbledhjeve, ndërkohe qe ne mbledhjen e kësaj te premte, kishte vetëm një arsye atë te shpërndarjes se ndihmës ekonomike për qytetaret e Shkodrës ne prag te festave, pasi ne datën 21 Dega e Thesarit te Shkodrës ndërpret te gjitha veprimtaritë financiare.

Artikulli paraprakPAPA FRANÇESKU SHPALL SHENJTORE SHQIPTAREN NËNË TEREZA
Artikulli tjetërBUXHETI PËR BASHKITË KA NDRYSHUAR, REAGON KRYEBASHKIAKJA E SHKODRËS