Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli Gafurr Mazrekun “Qytetar Nderi” të Hasit, me motivacionin “Personalitet Intelektual, per kontributin e pashoq ne Pushtetin Vendor”.

Vendimi eshte kundershtuar nga Keshilltaret e djathtë.

Miftar Dauti (Kryetar i Keshilltareve te djathte): Vendimi eshte i jashteligjshem pasi vendimi eshte marre pa prezencen e keshilltareve te djathte.

Ne kerkuam 5 minuta pushim per konsultime, nderkohe keshilltaret e majte e kane miratuar propozimin e administrates se bashkise. I bëj thirrje prefektit qe te mos e miratoje kete vendim.

Atentati në Kuvend në vitin 1997

Gafur Mazreku është i njohur për skenën politike shqiptare, pasi me 18 shtator të vitit 1997 brenda ambienteve të Parlamentit të Shqipërisë, pas një sherri verbal dhe më pas fizik me deputetin Azem Hajdari ai nxori armën dhe plagosi Hajdarin.

Pas këtij atentati, Mazreku u arrestua dhe gjykata e dënoi me 12 vite burg. Amnistitë e herëpashershme, e ulën dënimin për Mazrekun, i cili lirohet në vitin 2001, tre vjet pasi ishte dënuar.

Në pranverën e vitit 2002 zgjidhet unanimisht kryetar i PS-së Has, dhe në vitin 2005 ai ndahet nga jeta pas një infarkti.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT ME GREQINË, BUSHATI KËTË JAVË TAKOHET ME KOTZIAS
Artikulli tjetërSHKODËR, “ARREST ME BURG” PËR 6 TË ARRESTUARIT PËR DROGË