Keshilli bashkiak i Shkodres heq dore nga votimi per drejtorin e teatrit “Migjeni”. Ne gare jane regjisori Arian Çuliqi dhe aktorja dhe regjisorja Sara Smaja. Keshilltari Florjan Bianku i koalicionit “Bashke Fitojme” dhe keshilltarja Uarda Gjekaj e PS propozuan heqjen nga rendi i dites te kesaj pike ne keshillin bashkiak. Keshilltaret votuan me 25 vota pro heqjes per votimin per drejtor te teatrit “Migjeni” dhe 15 kunder. Tashme perzgjedhje e drejtorit te teatrit “Migjeni” mbetet ne doren e kryetarit te bashkise Shkoder Benet Beci i cili do te duhet te perzgjedh mes Arian Çuliqit dhe Sara Smaja. Heqja nga rendi i dites u propozua ne baze te ligjit organik te 2015 i cili parashikon se nje votim i tille nuk eshte me kopetence e keshillit bashkiak edhe pse eshte e parashikuar ne ligjin e 2010 per artin e kulturen por ne kete rast prevalon ligji organik i 2015. Tashme duhet te presim se cilin prej dy kandidateve do te emeroje kryetari i bashkise Shkoder Benet Beci mes Arian Çuliqit dhe Sara Smajes.

Artikulli paraprakHYSEN ZMIJANI NË KRAH TË CRISTIANO RONALDOS
Artikulli tjetërGJKKO VENDOS PËR DY MASAT NDAJ SALI BERISHËS PAS DËSHTIMIT TË DISA SEANCAVE