Partitë politikë të Shkodrës kanë dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listën me kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak të Shkodrës. Pas katër vitesh mungesë, partitë e djathta do të rikthehen në sallën e këshillit bashkiak për të qenë prezent. Në këtë mënyrë për koalicionin “Bashkë Fitojmë” të Ilir Metës dhe Sali Berishës në Shkodër lista kryesohet nga pedagogu Florjan Bjanku ndërsa e dyta renditet ish deputetja e PD Izmira Ulqinaku.

Më tej vijon Joniz Osmanagaj, ndërsa e katërta është pedagogia Irena Shala dhe i pesti ish kryebashkiaku Artan Haxhi për të vijuar më tej me Elmira Ndrevashaj, kreun e rithemelimit Gjenarin Kapcari, ish deputetja Irma Kopliku, Elvis Doçi, Valjeta Bajraktari, Ardit Behri, Eljona Shkrela, Aleksandër Pashuku, Nadire Shabaj, Gëzim Alibali, Blerina Kraja, Nikollë Marku, Valentina Pjetri, pedagogu Vinçens Marku dhe e 20-ta Jesmina Pikalaci ndërsa më pas vijon lista deri tek emri i 52-të. Ndërkohë për Partinë Demokratike Zyrtare lista kryesohet nga Blendi Gjylbegaj, ish drejtor i tatimeve në bashkinë Shkodër ndërsa më pas vijon me pedagogen Helga Sallaku për të vijuar me Gjovalin Darragjatin, Glorja Shllakun, Imeldi Sokoli, Anita Amuli, Fatmir Vojvoda, Steisi Çokaj, Sabri Osmani, Elvisa Drishti, Qamil Gjyrezi, Lina Pjetri, Erald Rusi, Benisa Anamali dhe Ramazan Shabaj.

Ndërkohë edhe PD-ja zyrtare vijon me emra të tjerë për të plotësuar listën me 52 emra. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” përveç anëtarëve të këshillit bashkiak ka edhe kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 14 majit kryebashkiakun aktual Bardh Spahia ndërsa PD-ja zyrtare nuk ka kandidat për kryetar bashkie ndërsa kandidon vetëm me listën për këshillin bashkiak të Shkodrës.

Të dy partitë e djathta edhe pse të ndara synojnë që të kenë shumicën në këshillin bashkiak të Shkodrës ashtu siç ka ndodhur në 30 vitet e fundit. Ndërkohë janë konfirmuar listat edhe për bashkinë Vau Dejës nga forcat politike. Përveç Zef Hilës që kandidon për koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatit të PS Kristjan Shkreli, zyrtarisht në garë do të jetë edhe kandidatja e PD-së zyrtare Klomentina Drini e cila është regjistruar në KQZ si kandidate për këtë bashki dhe do të garojë përballë Hilës dhe Shkrelit në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Artikulli paraprakSHKODËR – VELIPOJË, SHPEJTËSIA RREZIK PËR DREJTUESIT
Artikulli tjetërRAMAZANI, MYFTINIA: XHAMITË PLOT ME TË RINJ BESIMTARË