Bojkotit të deputetëve të opozitës duket se do ti bashkohen edhe këshilltarët e djathtë të Bashkisë së Tiranës.

Kreu i këshilltarëve të djathtë Leonard Olli ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të mblidhet sot në orën 11:00.

Olli: Do të bojkotojmë mbledhjen. Do të jemi pjesë integrale e protestës së PD. Vendimi është marrë nga të gjithë anëtarët e opozitës në Këshill. Nuk do të jemi pjesë e farsës së pseudoreformave.

Në mbledhjen e sotme pritet të miratohet projektvendimi për “Krijimin e Agjencisë për Administrimin e Tregjeve, si institucion në varësi të Bashkisë Tiranë për administrimin dhe menaxhimin e shërbimeve të tregjeve publikë në Tiranë”. Agjencia e Administrimit të Tregjeve të Bashkisë ka si synim ngritjen e një strukture administruese e cila do të zbatojë politikat zhvilluese të Bashkisë në lidhje me tregjet publik duke krijuar lidhjen e prodhuesit rural me konsumatorin urban, duke stabilizuar rrjetin e tregtisë me shumice e pakicë, rritur numrin e të punësuarve, reduktimin e informalitetit.

Artikulli paraprakTANI EKSTRADIME EDHE NGA MBRETËRIA E BASHKUAR DHE IRLANDA E VERIUT
Artikulli tjetërVELIAJ: TIRANA NUK ZHVILLOHET AS ME GJUMË DHE AS NË ÇADËR