Këshilli i bashkisë Shkodër zhvilloi një takim informues me qytetarë të ndryshëm pas një viti që nga zgjedhjet vendore të 2023-shit. Ky takim u zhvillua edhe në kuadër të projektit “Bashki të Forta”.

Kryetari i këshillit bashkiak të Shkodrës Oltion Luli u shpreh se qytetarët patën mundësi që të njihen me rolin dhe rëndësinë e këshillit si dhe punën gjatë këtij viti.
Kreu i këshillit bashkiak Luli thotë se ky vit që lamë pas ka patur një interes më të madh kjo edhe për shkak të spektrit më të gjërë politik, me anëtarë nga 7 forca politike të ndryshme.

Projekti “Bashki të Forta” për të cilin u zhvillua ky takim informues, ka për qëllim të trajnojë këshilltarët për disa çështje të ndryshme që përfshijnë rolin që ata kanë, buxhetimin në bashki dhe monitorimin e performancës së shërbimeve publike.

Projekti gjithashtu mbështet këshillat në hartimin dhe zbatimin e një mekanizmi që siguron marrjen e nismave, peticioneve dhe ankesave nga qytetarët dhe sigurimin e përgjigjes së duhur, siç kërkohet me ligj.

Artikulli paraprakNGA SHËNGJINI NË LEZHË PËRMES LUMIT DRIN
Artikulli tjetërSHIJONI NJË RELAKSIM TË MERITUAR…. ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT