Anëtarët e këshillit bashkiak të Shkodrës, një pjesë e tyre vijojnë që të jenë të papërgjegjshëm.

Një gjë të tillë në mbledhjen e fundit e ka konstatuar edhe vetë kryetari i këshillit bashkiak Xhemal Bushati. Nga 16 komisione që janë në total kreu Bushati deklaroi se janë mbledhur vetëm 3 prej tyre ndaj kërkoi më shumë seriozitet dhe përgjegjshmëri në mënyrë që në vazhdimësi këto komisione që përbëhen nga anëtarët e këshillit bashkiak të mblidhen për të diskutuar mbi projekt-vendimet që vijnë më pas në këshill për miratim. Ky vit nuk ka nisur shumë mirë për një pjesë të anëtarëve të këshillit bashkiak. Shumë prej tyre nuk morën pjesë në takimet konsultative për paketën fiskale e cila në mbledhjen e këshillit krijoi diskutime e kritika të cilat mund të ishin mbyllur edhe në takimet konsultative. Pas kësaj mungesa e seriozitetit e evidentuar edhe nga kryetari i këshillit bashkiak vijon me mosmbledhjen e komisioneve gjë e cila mund të krijoi pengesa në mbarëvajtjen e punës.

Artikulli paraprakUJËSJELLËSI, NURJA: PERFORMANCË E DOBËT, TË MBLIDHET ÇDO FATURË
Artikulli tjetërBASKET, ALLEN: TEK VLLAZNIA PËR TË FITUAR TITULLIN KAMPION