Mbledhja jashtë radhe e këshillit bashkiak të Shkodrës edhe pse kishte vetëm një pikë të rendit të ditës që kishte të bënte me humanizëm, miratimin e 10 mijë eurovë për banorët e përmbytur të Maqedonisë është kthyer në një skenë humori.

Prej më shumë se një orë është dashur që mbledhja të mos nisë për shkak se nuk ishte kourumi i nevojshëm i këshilltarëve. Disa vinin e të tjerë iknin. Janë dashur disa telefonata radhazi të kryetarit të këshillit bashkiak Xhemal Bushati në mënyrë që të bëhen 26 anëtar të këshillit, minimumi i mundshëm për të miratuar fondin prej 10 mijë eurosh për maqedonasit e përmbytur. Këshilltari Lici ndjeu edhe keqardhje për mospraninë e një pjesë të madhe të kolegëve të tij. Pas rreth një ore dhe pas disa telefonatave më në fund është arritur që të mblidhen 26 anëtar të këshillit nga 51 në total. Kjo nuk është hera e parë që këshilli bashkiak i Shkodrës tregon një papërgjegjshmëri të tillë.

Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI “FJALË” I AUTORIT PJERIN NDREKA
Artikulli tjetërCUNGU NË FAQEN ZYRTARE TË KLUBIT: KËNAQËSI TË NISIM ME KUKËSIN