Vetëm dy nga gjashtë pikat e rendit të ditës u miratuan në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak. Në mungesë të kryetares së bashkisë Voltana Ademi në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit Bashkiak miratuan vetëm projektvendimet për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% dhe pika tjetër ishte miratimi I strukturës dhe numrit të anëtarëve të këshillit.

Edhe këtë herë, mbledhja filloi 1 orë e 20 minuta me vonesë. Anëtarët kanë një kërkesë për kryetaren e këshillit në lidhje me moskorrektesën e disa këshilltarëve.

Pas miratimit të fondit shtesë për ndihmën ekonomike deri në 6%, drejtori I Ndihëms Ekonomike në bashkinë Shkodër Shkëlzen Mustafaraj, duke marrë parasysh edhe mosdakordësimet e herë pas herëshme ka falenderuar anëtarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Një nga pikat e pamiratura ishte plani I aktiviteteve të Këshillit në periudhën Gusht – Dhjetor 2020. Arbis Vjerdha, kryetar I Komisionit të Sporteve ishte I vetmi që votoi kundër pasi sipas tij, në këtë plan nuk ishte përfshirë projekt buxheti për Vllazninë.

Gjatë mbledhjes, anëtarët miratuan edhe ndryshimet në numrin e antërave të këshillit. Nadir Spahia do të zëvëndësojë ish-anëtarin Eduar Gjeka I cili është tërhequr nga mandati pak kohë më parë. Mbledhja e ardhshme do të zhvillohet në datën 29 korrik.

Artikulli paraprakMETA ME AMBASADORËT: DO TA DEKRETOJ MARRËVESHJEN E 5 QERSHORIT
Artikulli tjetërPËRPLASJE ME ARMË NË PLAZHIN E VELIPOJËS