Në mbledhjen e radhës këshilli bashkiak i Shkodrës ka miratuar të dyja pikat e rendit të ditës që kishin të bënin me miratimin e ndihmës ekonomike, paaftësisë dhe shtesës së kempit për invalidët e punës për vitin 2016.
Gjithashtu u miratua edhe marrëveshja e financimit mes bashkisë Shkodër dhe shoqatës GIZ. Këto pika u mratuan me të gjitha votat pro. Në fillim të mbledhjes këshilltari i Partisë Mendimi i Djathtë Liberal, Mustafë Lici, mori fjalen jashtë radhe duke thënë se fondi për ekipin e boksit shkodran nuk është i mjaftueshëm duke kërkuar nga bashkia që të investohet më shumë për këtë sektor. Lici tha se për këtë i është bërë një kërkesë me shkrim kryebashkiakes së shkodrës voltana ademi, ku kanë firmosur 20 këshilltarë.