Për herë të parë në mbledhjen e këshillit bashkia të Shkodrës mori pjesë nënkryetarja e bashkisë Shkodër Emilia Koliqi në një kohë kur kryebashkiakja Voltana Ademi e quan ilegjitim këtë këshill ndërsa nuk munguan batutat
Anëtarët e këshillit kanë një pyetje direkte për kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi
Këshilltarët kërkuan që kryebashkiakja Ademi të jetë e pranishme në mbledhjet e ardhshme në prag të diskutimeve për buxhetin e bashkisë Shkodër për 2020-ën
Deri më tani kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi nuk marrë pjesë në asnjë prej mbledhjeve të këshillit bashkiak të Shkodrës të dalë pas zgjedhjeve vendore të 30
qershorit me pretendimin se sipas kryebashiakes ky këshill është ilegjitim por nga ana tjetër administrata e Ademit çdo mbledhje ka dërguar projekt-vendime për miratim dhe sëfundmi mori pjesë edhe nënkryetarja e bashkisë Emilia Koliqi si një hap që ndoshta i paraprin ardhjes së vetë kryebashkiakes Ademi në këto mbledhje.