Gjatë diskutimeve në Këshillin Bashkiak të Shkodrës për miratimin e raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të vitit 2022 doli në pah problemi i mos paisjes prej vitesh me certifikatë pronësie për banorët në zonën turistike të Thethit por edhe mungesa e një plani zonal.
Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia u përgjigj duke thënë se çështja e titujve të pronësisë për banorët e Thethit por edhe gjitha zonat e tjera ku banorët penalizohen nga mungesa e certifikatave duhet zgjidhur nga Agjencia e Kadastrës.
Gjatë mbledhjes anëtarja e këshillit Jona Leqejza evidentoi faktin e borxheve të vjetra që nuk janë mbledhur nga ish komunat.