Pas rreth 3 orëve e gjysmë mbledhje, Këshilli Bashkiak nuk ka miratuar propozimin e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm për konsumatorët si dhe tarifat për largimin dhe përpunimin e ujrave të ndotura. Fillimisht përfaqësues të ujësjellësit treguan arsyet e kësaj kërkese për rritjen e çmimit.

Ka qenë një vendim në unison i të gjithë këshilltarëve të PS- së, BF- së dhe PSD- së dhe PD-së të cilët vendosën të mos e miratojnë rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Kjo shoqëri është tashmë Shoqëri Aksionare me pjesëmarrjen e Ministrisë së Infrastruktures në masën 51% dhe të 5 bashkive të qarkut të Shkodrës, të gjitha bashkë me 49% të aksioneve. Në relacionin e depozituar nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër, është kërkuar rritja e ujit për abonentet familjarë nga 40 në 70 lek në m3 për ujë por që nuk u miratua nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës.

Artikulli paraprakKONCERTI “YJE NËN YJE”, SI DIKUR NË KAFE TË MADHE
Artikulli tjetërMYFTINIA ORGANIZON ME FËMIJËT “KONKURSI I MADH FETAR”