Këshilli bashkiak i Shkodrës zyrtarisht ka konfirmuar se ditën e enjte të kësaj jave do të zhvillojë një mbledhje urgjente jashtë radhe. Shkak për këtë mbledhje është bërë mos dhënia e ligjshmërisë nga prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani për dy projekt-vendime atë të ndryshimit të rregullores se nënkryetarët mund të jenë pjesë e komisioneve dhe po ashtu projekt-vendimet për krijimin e 16 komisioneve.

Mos firmosja nga prefekti për këto vendime të miratuar në këshill ka detyruar kryetarin e këshillit bashkiak Xhemal Bushati që të bëjë dy realicine për mbledhjen e së enjtes që do i paraqiten anëtarëve të tjerë. I pari ka të bëjë pikërisht me miratimin edhe njëherë të ndryshimit të rregullores ku dy nënkryetarët mund të jenë pjesë e komsioneve ndërsa vendimi i dytë ka të bëjë me miratimin për herë të dytë të 16 komisioneve. Pas miratimit për të dytën herë në këshill nuk është e nevojshme që të jepet ligjshmëria nga prefekti duke e anashkaluar kështu si institucion. Po këshilli bashkiak nuk e ka betejën vetëm me prefekturën. Pretendime ka edhe anëtari i FRD në këshill Fatlum Nurja. Ky i fundit ka shkuar edhe më tej dhe pikërisht për zgjedhjen sipas tij të paligjshme të nënkryetarëve të këshillit bashkiak. Nurja ka bërë një padi në gjykatën administrative dhe kërkon që kjo gjykatë të marrë parasysh padinë që ka bërë dhe faktet që ka paraqitur në bazë të ligjeve në fuqi. Përveç njoftimit për mbledhjen e konstituimit që nuk është bërë siç duhet, anëtari i këshillit Nurja pretendon se në bazë të ligjit duhet që të jetë vetëm një zëvendëskryetar i këshillit bashkiak dhe jo dy. Objekti i padisë është konstatim i pavlëefshmërisë absolutë të vendimit për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve (faqe 2). Një tjetër fakt i Fatlum Nurjes është edhe mosrespektimi i votimit të fshehtë gjatë procesit për përzgjedhjen e zëvendëskryetarëve të këshillit bashkiak. Tashmë duhet parë se cili do jetë vendimi i gjykatës administrative ndërsa mbledhja e të enjtes pritet të ketë debate për këto probleme.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, ULTËSIRA PERËNDIMORE MË E RREZIKUAR
Artikulli tjetërKËSHILLI BASHKIAK, TË ENJTEN THIRREN KËSHILLTARËT