Në prag të diskutimit në këshillin e Bashkisë së Shkodres në mbledhjen e radhës, është diskutuar me publikun, pr/rregullorja e këtij institucione e cila është një domosdoshmëri pas miratimit të ligjit për funksionimin e pushtetit vendor.
Kryetari i Komisioni që ka punuar për hartimin e kësaj rregullore, Maxhid Cungu, ka diskutuar në lidhje me atë cfarë sjell kjo rregullore per këshillin e Bashkisë së Shkodrës. Mendime pro dhe kunder kane patur te pranishmit, nderkohe që një pikë e diskutimeve ka qënë edhe pjesmarrja e komunitetit në procesin e vendim marrjes së këshillit . Maxhid Cungu, Greta Bardeli, Senida Mesi, Lindita Reçi, Kristi Kola, Bujar Hoti, Fatlum Nurja, Prenge Luli si dhe Suel Hadri, kane qene pjese e komisionit te hartimit të rregullores se re te keshillit, e cila do ti paraqitet për miratim këshilltarëve në mbledhjen e radhës .