Këshilli bashkiak i Shkodres shpërblen kampionët shkodranë

Ekipi i volejbollit për meshkuj, ekipi i futbollit të femrave, sportistë të caktuar në atletikë, në xhudo dhe në boks janë shpërblyer me shuma monetare nga këshilli bashkiak për rezultatet e arritura. Teksa këshilltarët kërkuan shpërblime më të larta vunë theksin edhe tek nevoja për dhënien e një mase shpërblimi për peshëngritësin erkand qerimaj.  Këshilli Bashkiak i Shkodrës miratoi të martën masat e shpërblimeve për ekipet që kanë dhënë rezultate gjatë këtij viti, konkretisht skuadrën e volejbollit për meshkuj, shpërblime për fituesit në xhudo, në boks, atletike dhe jo vetem. Projekt-vendimi u miratua me të gjitha votat, megjithatë këshilltarët shprehën shqetësimin e tyre për shpërblimet e ulëta dhe konkretisht për mungesën e masës së shpërblimit ndaj peshëngritësit Erkand Qerimaj. Nga ana tjetër, këshilltarja Greta Bardeli, duke vënë theksin tek shpërblimet e ulëta, tha se ekipi i të rejave të vllaznisë në volejboll duhet shpërblyer. Këshilli Bashkiak shpërbleu ekipin fitues të volejbollit për meshkuj me 500.000 lekë të reja, ekipin e atletikës me 110.000 lekë të reja, për xhudon 120.000 lekë, në boks 90.000 lekë dhe 180.000 lekë për ekipet e futbollit të femrave.

Artikulli paraprakKOMISIONI I STREHIMIT, DEBATE NË KËSHILLIN BASHKIAK
Artikulli tjetërNDJEKJE POLICORE NË TIRANË, FUORISTRADA PËRPLAS TRE MAKINA. POLICIA QËLLON ME ARMË