Ashtu sic ishte paralajmeruar, edhe nje dite me pare nga Star Plus TV, Keshilli I Bashkise se Shkodres, do te mblidhet te enjten ne oren 17, per te miratuar me shpejtesi edhe pikat e parashikuara per kete mbledhje.

Sipas njoftimi te Keshillit te Bashkise se Shkodres behet me dije se ne rendin e dites jane parashikuar , Rishqyrtim i propozimit “Për një ndryshim në nenin 8 shkronja “ç“ te rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e këshillit bashkiak Shkoder“.
2. Rishqyrtim i projekt – vendimit “Për miratimin e strukturës, numrin dhe anëtarëve të komisioneve të përhershme të këshillit bashkiak Shkoder“.
3. Autorizimi i një përfaqësuesi, për të përfaqësuar këshillin bashkiak Shkoder, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkoder në çështjen gjyqësore me paditës: këshilltari z. Fatlum Nurja; i paditur: këshilli bashkiak Shkoder; me objekt: konstatimi i pavlefshmërisë absolute të vendimit nr. 8, datë 20.08.2015 të këshillit bashkiak Shkoder.Por pikerisht ne lidhje me kete mbledhje, ne rrjetet sociale ka reaguar keshilltari I bashkise se Shkodres, Fatlum nurja I cili, e ka cilesuar te paligjshme kete mbledhje. “Sapo u njoftova per nje mbledhje te keshillit Bashkiak Shkoder qe do mbahet diten e neserme, date 15 tetor ( por ligji e ka qe njoftimi behet jo me pak se 5 dite para).  Rendi i dites eshte pothuaj i njejte me ate te mbledhjes se dates 30 Shtator, pasi per procedure te parregullt materiali eshte kthyer nga Prefektura. Por, me kete lajmerim, serish keshilli Bashkiak Shkoder shkel jo me procedure rregulloreje, por ligjin ( Ligji 8652/2000 i ndryshuar; nenin 31, pika 4).  Pra meqe na e kthejne per parregullsi, vazhdojme me parregullsi.Ate e shkelin te gjitha llojet e maxhorancave, edhe ato Lokale. Jam kurioz cdo thojne juristet qe jane antar keshilli…” Megjithate, duket qarte qe ky këshill, perveç debateve, po kthehet edhe ne nje beteje ligjore, te keshilltareve me drejtuesit e keshillit te Bashkise se Shkodres.

Artikulli paraprakKËSHILLI BASHKIAK RELACIONE PËR VENDIMET QË S’FIRMOSI PREFEKTI
Artikulli tjetërKLSH KALLËZON PENALISHT MINISTRIN GJIKNURI PËR CEZ