Ju njoftojmë se mbledhja e radhës e këshillit bashkiak do të mbahet ditën e Hënë, datë 1.8.2016, ora 10.00, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak, me rend dite si më poshtë:
1. Projekt –vendim: “Për miratimin e ndihmës ekonomike, paaftësisë dhe shtesës së Kempit për invalidët e punës për muajin Korrik 2016“.
2. Projekt vendim: “Për miratimin e marrëveshjes së projekteve me bashkëfinancim në kuadër të fondit Grant ndërmjet Bashkisë Shkodër dhe DLDP, për projektin “Zgjerimin e Sistemit të Integruar të Zyrave me 1 ndalesë –SiZ1N”.
3. Projekt vendim: “Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Bashkisë Shkodër dhe shoqatës GO2”.
4. Projekt vendim: “Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Bashkisë Shkodër dhe fondacionit “Terre des Hommes”.